![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/7418_hd-800x450.jpg)
BE i ka kërkuar sërish Rusisë lirimin e liderit opozitar rus Alexei Navalny, pas arrestimit të tij më 17 Janar në një aeroport në Moskë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.
“Në bisedën time me Putinin sot, kam ritheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Tëitter.
Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht. Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht pas disa akuzave të ngritura për përvetësim fondesh. Ai dp të përballet me tre vite e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.
Alexei Navalny ra në koma ndërsa fluturonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u transferua nga një spital në Siberi në një spital të Berlinit dy ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve në veçanti të Kancelares Merkel. Ai ka qenë një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë.
Postimi i Michel
Top Channel