40 milionë doza vaksine/ Marrëveshja mes OBSH dhe Pfizer për skemën Covax

22/01/2021 20:20

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe gjiganti i farmaceutikës Pfizer, njoftuan të premten se kishin arritur një marrëveshje për 40 milionë doza fillestare të vaksinës anticovid të Pfizer dhe Biontech të destinuara për vendet më të varfra, përmes skemës globale Covax.

Sot unë jam i lumtur të njoftoj se COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer dhe Biontech për mbi 40 milionë doza të vaksinës së tyre. për më tepër, në kuadër të listës së emergjencës së OBSH-së, ne presim edhe rreth 150 milionë doza të vaksinës së Oxfordit dhe Astra-zeneca-s që do të jenë të disponueshme për tu shpërndarë përmes skemës Covaks në tre muajt e parë të këtij viti”, tha shefi i OBSH.

Programi COVAX i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, te shtetet e varfra. Pjesë e këtij programi është edhe Shqipëria dhe Kosova, që kanë shprehur ndërkaq pakënaqësi për shpërndarjen e munguar të vaksinave. Sipas zyrtarëve të OBSH, dozat e para të vaksinës do ti jepen vendeve pjesë e Covax për të vaksinuar punonjësit e tyre të shëndetësisë.

Vetëm një ditë më parë, COVAX tha se planifikon që të shpërndajë rreth 1.8 miliard doza më 2021 në 92 shtete, duke mbuluar nevojat për vaksinim të 27 për qind të popullatës të këtyre shteteve. Covax deri më tani kishte siguruar vaksina nga kompania AstraZeneca, të prodhuara në institutin Serum të Indisë si dhe vaksina të prodhuara nga Sanofi në bashkëpunim me GSK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA