Donald Trump kishte vendosur kohë më parë të mos merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri në Uashington dhe me këtë, bëri të nevojshëm ndryshimin e protokollit për dorëzimin e valixhes me kodet bërthamore të presidentit amerikan.
Sipas CNN, valixhja ka mbetur në zotërimin e Trump edhe në Florida, ku ai u vendos me Melanian pasi lanë Shtëpinë e Bardhë, dhe qëndroi e aksesueshme prej tij deri në orën 11.59 minuta sipas orës së Uashingtonit. Bidenit ndërkohë i është dorëzuar një valixhe e dytë pas betimit në Capitol Hill.
Në fakt, valixhet janë më shumë se një. Normalisht, shkëmbimi është një operacion rutinë i konsoliduar.
Valixhja i besohet një ushtaraku që ndjek presidentin kudo dhe në ditën e inaugurimit të presidentit të ri, po ai ushtarak, nuk bën gjë tjetër veçse ia dorëzon kolegut të ri që do të kryejë të njëjtën detyrë në krah të banorit të ri të shtëpisë së bardhë.
Top Channel