Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një termocentral në Uzbekistan.
Ministria e Situatave të Emergjencës së vendit në një deklaratë tha se “Shpërthimi u shkaktua nga një përzierje e qymyrit, pluhurit dhe ajrit dhe ndodhi në orët e mëngjesit në njësinë e pestë të energjisë në termocentralin Novo-Angren që ndodhet në qytetin lindor Angren të Tashkentit. Puna në njësinë e pestë të energjisë u pezullua kohët e fundit për shkak të procedurave të mirëmbajtjes”.
Ministria po ashtu tha se të gjitha viktimat ishin punonjës të ndërmarrjes së shërbimit që po kryente punën e planifikuar të mirëmbajtjes.
Një hetim ka nisur për shkaqet e shpërthimit.
Infrastruktura dhe pajisjet teknologjike të termocentralit nuk u dëmtuan nga aksidenti, thuhet në deklaratë.
Top Channel