Tre firmat e para të Biden/ Deklarata e Ditës së Inaugurimit dhe dokumentet për emërimet në pozicionet e drejtuesve në kabinet

21/01/2021 00:56

Presidenti Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij i parë zyrtar si presidenti i 46-të. Ai firmosi Deklaratën e Ditës së Inaugurimit dhe dokumentet për emërimet në pozicionet e drejtuesve në kabinetin qeveritar.

Që më herët ai ka premtuar se do të zhbëjë shumë nga veprimet e ish-presidentit Donald Trump, në katër vitet e fundit, duke nënshkruar një seri urdhërash ekzekutivë në ditën e parë në detyrë. Ndër të parët urdhëra dotë jetë ai që i jep fund udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane, të ndalojë ndërtimin e murit gjatë kufirit ShBA-Meksikë dhe të rikthejë amerikanët në marrëveshjen e klimës së Parisit dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në vazhdë të një dite të parë intensive, Biden, i shoqëruar nga zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe tre ish-presidëntët, Barak Obama, Geoge Bush dhe Bill Clinton, nderuan ushtarët e rënë amerikanë.

Biden dhe Harris vendosën një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur në varrezën kombëtare të Arlingtonit. Liderët republikanë dhe demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve ndërkohë, uruan personalisht presidentin dhe zëvendëspresidenten e re, duke u ofruar dhurata si vazo kristali, flamuj dhe foto të tyre në kornizë ndërsa bënin betimin.

Biden dhe Harris mbajtën një fjalim në memorialin Lincoln, në nder të 400 mijë amerikanëve që humbën jetën nga koronavirusi në Amerikë. E më pas, eventet vijuan me Tom Hanks që prezantoi një show të titulluar ‘Duke festuar Amerikën’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA