Me xhinse e atlete, që në fushatë elektorale Kamala Harris shkroi një faqe të re në historinë e veshjes së politikaneve amerikane.
Në ditën përpara inaugurimit të presidentit të ri Joe Biden, zëvendësja e tij kreu dhe një gjest të fundit simbolik në favor të lirisë së shprehjes. Femra e parë zëvëndespresidente e SHBA-së, dhe për më tepër me ngjyrë, mori pjesë në ceremoninë e nderimit të 400 mijë viktimave amerikane të pandemisë së koronavirusit.
Në memorialin Lincoln në Washington, ku shoqërohej nga i shoqi, Douglas Emhoff dhe Joe e Jill Biden, ajo mbajti një fjalim emocionues mbi nevojën që kombi të nisë një proces kolektiv shërimi. Me atë rast, ajo ishte veshur me një kostum të zi dhe një pallto ngjyrë bezhë, që u konsiderua si plot nënkuptime. Në fillim të pandemisë, stilistja me origjinë haitjane Kerby Jean Raymond, e kishte kthyer zyrën e saj në New York në qendër ndihmash, duke mbledhur donacione për blerjen e maskave dhe dorezave, e kishte hequr mënjanë për këtë qëllim edhe 50 mijë dollarë.
Top Channel