Itali/ “Jam lodhur me izolimin”, vajzat 14-vjeçare ia mbathin nga shtëpia dhe kalojnë natën në park

21/01/2021 11:47

Itali – Dy vajza të moshës 14-vjeçare ia kanë mbathur nga shtëpia në zonën e Comos pasi ishin mërzitur nga izolimi në kuadër të masave ndaj koronavirusit.

Ato u zhdukën për 24 orë derisa u gjurmuan dhe u gjetën nga karabinierët. “La Provincia di Como” raporton se alarmi për largimin e tyre erdhi nga dy baballarët që gjetën mesazhe nga vajzat e tyre.

Njëri prej tyre ishte shkruar në kompjuterin e vajzës, e cila shkruante: “Jam lodhur me izolimin duke mos parë më miqtë e mi, po largohem”. Ndërsa shoqja e saj shkroi: “Unë dua të jetoj, më beso”.

Prindërit kontaktuan fillimisht miqtë në shkollë, por pasi nuk arritën të zbulonin asgjë, njoftuan karabinierët. Të miturat u gjetën në zonën midis Como dhe Cantu. Para karabinierëve deklaruan se qëllimi i tyre ishte të shkonin në Milano ose në Liguria. Të dyja thanë se e kaluan natën në një park publik, ndërsa ka dyshime se kanë qenë të shoqëruara por mesa duket, nuk kanë zgjedhur që t’i përfshijnë në ngjarje.

Italia është një prej shteteve që është goditur më shumë nga pandemia e koronavirusit. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, deri tani kanë humbur jetën 83,681 nga Covid-19 në Itali. Ndërsa janë shënuar në total 2,414,166 të infektuar, nga të cilët 1,571,519 janë shëruar dhe 1,840,945 mbeten raste aktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA