Hungaria aprovon përdorimin e vaksinës ruse anticovid, Sputnik V

21/01/2021 19:13

Hungaria është vendi i parë në BE i cili aprovon përdorimin e vaksinës anticovid ruse, Sputnik V.

Sipas BBC, ditën e djeshme shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi se për vaksinën ruse dhe AstraZenecën ishte dhënë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore vendase.

Rezultatet e hershme të provës së vaksinës ruse kanë rezultuar premtuese.

Zyrtarët e shëndetësisë hungarezë, ndodhen në Pekin për bisedime me autoritetet kineze për miratimin dhe shpërndarjen e menjëhershme të 1 milionë dozave të vaksinës kineze për COVID-19 Sinopharm e cila tashmë po përdoret në Serbinë fqinje.

Kryeministri i Hungarisë ka thënë se e vetmja mënyrë për të vaksinuar qytetarët është përmes blerjes së vaksinës ruse dhe kineze, pasi sipas tij Pfizer po i shpërndan në mënyrë të  ngadaltë dhe zhgënjyese vaksinat.

Hungaria ka filluar vaksinimin anti-COVID të qytetarëve një ditë para 27 dhjetorit, ditës së përcaktuar nga BE-ja.

Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 355.662, ndërkohë që numri i viktimave është 11.713 në të gjithë vendi që nga fillimi i pandemisë.

Ditën e djeshme Rusia ka paraqitur për Agjencinë Evropiane të Barnave kërkesë  regjistrimin e vaksinës anti-COVID ruse Sputnik V.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA