Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara.
“Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol vendimtar”, thuhet midis tjerash, në urimin e Hotit drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili u inaugurua më 20 janar.
Përmes një njoftimi të zyrës së kryeministrit në detyrë Hoti, thuhet se ai e ka siguruar presidentin Biden, se Qeveria e Kosovës, të gjitha partitë politike, “pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin euro – atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit” thuhet në letër.
Demokrati, Joe Biden, u betua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë fund një prej tranzicioneve më dramatike politike në historinë e këtij vendi.
Kryeministri në detyrë Hoti, ka shprehur mirënjohje edhe për paraardhësin e Bidenit, Donald Trump dhe administratën e tij, për mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe integrimet ekonomike rajonale.
“Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin euro – atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit” thuhet në letër.
Demokrati, Joe Biden, u betua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë fund një prej tranzicioneve më dramatike politike në historinë e këtij vendi, shkruan REL.
Kryeministri në detyrë Hoti, ka shprehur mirënjohje edhe për paraardhësin e Bidenit, Donald Trump dhe administratën e tij, për mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe integrimet ekonomike rajonale.
Top Channel