Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët

21/01/2021 10:00

Gjermanisë ndoshta do t’i duhet të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit deklaroi shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Helge Braun tha për televizionin ARD se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i koronavirusit, shumë më i transmetueshëm.

“Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha ai, duke shtuar se rregullat më të rrepta të hyrjes në Gjermani janë të pashmangshme.Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka vendosur masa të ashpra izolimi duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa që prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve.

Varianti i ri i koronavirusit u identifikua fillimisht në Britanine e Madhe dhe Afrikën Jugore. Ekspertët paralajmërojnë se ai është shumë më ngjitës se varianti i pare, por nuk ka nivel më të lartë vdekshmërie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA