Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara synojnë t’i bashkohen programit global për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet e varfëra, i njohur si COVAX.
Vendimin që u njoftua nga këshilltari kryesor mjekësor në SHBA, Anthony Fauci, OBSH-ja e mirëpriti menjëherë. Kreu I saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kjo “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”. “Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me programin COVAX, nga i cili përfiton edhe Shqipëria. Përmes COVAX, dërgesa e parë e vaksinave në vendet më të varfëra pritet të bëhet në muajin shkurt.
OBSH-ja ka ngritur shqetësime se vendet e pasura po furnizohen me një pjesë të madhe të vaksinave që janë në dispozicion, duke rrezikuar furnizimin e vendeve të tjera. Paraardhësi i Bidenit, Donald Trump ndaloi financimin për OBSH-në dhe njoftoi për procesin e tërheqjes nga kjo organizatë deri në korrik të vitit 2021, me akuzën se ajo nuk e menaxhoi mirë pandeminë dhe se kishte ndihmuar Kinën në fshehjen e të dhënave në fazën e shpërthimit të virusit. Por, administrata e presidentit Biden ka vendosur të qëndrojë si anëtare në këtë organizatë.
Top Channel