Biden e nis punën me shfuqizime! Që ditën e parë, rrëzon politikat e Trump

21/01/2021 11:29

Që në orët e para në detyrë, presidenti i ri i Amerikës, Joe Biden nënshkroi 17 urdhra ekzekutivë, dy prej të cilëve rikthejnë me forcë bashkëpunimin me OKB-në në drejtim të përmirësimit të shëndetit global dhe luftës ndaj ndryshimeve klimatike.

Po kështu, Biden firmosi për t’i dhënë fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë myslimane, nisi bllokimin e financimit për murin në kufi me Meksikën dhe forcoi mbrojtjen për emigrantët që kanë mbërritur në SHBA në moshë të mitur në rrugë të paligjshme. Këta urdhëra çmontojnë disa prej pjesëve kryesore të politikave kufizuese ndaj emigracionit të vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump. Ndalimin e shumicës së njerëzve nga disa vende myslimane dhe afrikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, e përshkroi si “asgjë më pak se një njollë mbi kombin tonë” dhe si “të rrënjosur në ksenofobi dhe armiqësi fetare”.

Trumpi argumentonte se këto masa ishin të nevojshme për ta mbajtur vendin të sigurtë. Këtu duket nuk mund të mos pajtohet as Biden, sepse ndonëse urdhri I tij garanton asistencë për familjet e ndara nga këto kufizime, urdhëri gjithashtu bën thirrje për forcimin e kontrollit dhe verifikimit për udhëtarët duke “përmirësuar shkëmbimin e informacionit me qeveritë e huaja”.Presidenti Biden po “ruan dhe përforcon” programin DACA, i cili ka mbrojtur nga deportimi qindra mijëra migrantë të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara kur ishin të mitur.

Në urdhërin e tij, Presidenti Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin që u jep përfituesve nga DACA, statusin e përhershëm ligjor dhe një mundësi drejt shtetësisë amerikane.Administrata e re ka ndaluar dëbimet e emigrantëve pa dokumenta ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të rishikojë përparësitë e zbatimit të ligjit.

Alejandro Mayorkas, sekretari I ri I Sigurisë Kombëtare, u paraqit për një seancë konfirmimi në Senat të martën. Mayorkas u zotua të ndiqte ligjin amerikan të emigracionit në marrjen e vendimeve nëse emigrantët dhe personat pa dokumenta duhet të qëndrojnë në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA