Biçikleta e Joe Biden/ Shqetëson ekspertët e sigurisë kibernetike     

21/01/2021 21:06

Joe Biden sapo ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë ka nënshkruar një seri masash me peshë në lidhje me pandeminë dhe ekonominë.

Por në qendër të vëmendjes së ekspertëve të sigurisë kibernetike ka përfunduar stërvitja e tij e përditshme. Presidenti amerikan, 78 vjeçar, në fakt, ushtrohet çdo mëngjes me një Peloton, një biçikletë shumë e sofistikuar, që ka mikrofon dhe telekamerë, dhe që lidhet online me përdorues të tjerë. Peloton është një lloj hibridi mes biçikletës tradicionale dhe platformave sociale e pajisur me një tablet që i lejon përdoruesit të transmetojnë pamje live, të marrin pjesë në leksione online dhe të komunikojnë me të tjerë.

Çdo përdorues ka një emër që e identifikon në ekran dhe një rezultat që mat përpjekjet e tij. Ajo kushton mbi 2 mijë dollarë. Gjatë izolimit në pranverë Biden ka filluar të ushtrohet në shtëpi me të. Sipas New York Times, duket se çdo mëngjes ai debaton me bashkëshorten se kush do ta përdorë i pari biçikletën.

Por, ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se problemi qëndron tek mikrofoni dhe telekamera. CIA do të donte të evitonte me çdo kusht që hakerat rusë apo kinezë të fusnin hundët në palestrën e shtëpisë së bardhë. Por Biden nuk është i pari president, veset elektronike të të cilit bien ndesh me nevojën për siguri në shtëpinë e bardhë. Donald Trump donte të përdorte iPhonin e tij personal për telefonatat me miqtë. Barak Obama kishte marrë me vete Blackberry-n e tij dhe më pas kishte kërkuar një iPad.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA