90 milionë euro ka vënë në dispozicion BE për migrantët në Bosnje. Por nisur nga gjendja katastrofale e refugjatëve në zonën kufitare me Kroacinë, shumë po pyesin se çfarë ka ndodhur me këto fonde?
Itinerari i Ballkanit që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, është zhvendosur gjithnjë e më shumë në drejtim të Bosnje-Hercegovinës. Për arsye se kufijtë fushorë të Serbisë me vendet e BE-së si Kroacia dhe Hungaria u mbyllën për emigrantët në rrugën e tyre nga Greqia drejt veriut të pasur, gjithnjë e më shumë vetë përpiqen ta provojnë fatin e tyre përmes maleve në kufirin kroato-boshnjak. Nuk dihet saktë numri i refugjatëve nga Afganistani, Maroku, Pakistani, Siria dhe vende të tjera në krizë që qëndrojnë aktualisht në Bosnje.
BE flet për 8.000 të tillë, organizatat humanitare lokale për 12.000 vetë. Në fund të dhjetorit u përshkallëzua gjendja në perëndimin e Bosnjes në kufirin kroat. Pasi punonjësit e huaj të kampit të refugjatëve “Lipa” u larguan nga kampi, sepse autoritetet boshnjake nuk e kishin përshtatur kampin për dimrin, atje shpërtheu zjarri. Që prej atëherë rreth 1.300 refugjatë jetojnë në ndërtesa të pabanueshme në temperatura minus gradë. 20 çadrat me ngrohja që ofroi së fundmi ushtria boshnjake nuk mjaftojnë.
Në këtë gjendje kritike, thotë DW shtrohet pyetja cfare ndodhi me ndihmat që dha BE-ja për mbështetjen e emigrantëve në Bosnje? Deutsche Welle i kërkoi Ministrisë vendase te Sigurisë të sqarojë, se cilat fonde të BE janë përdorur për përballimin e krizës së migracionit tek strukturat boshnjake të ndihmës dhe cilat projekte janë mbështetur. Edhe 12 ditë pas kërkesës nuk pati përgjigje për këtë.
Top Channel