Mali i Zi do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit në fund të janarit, u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të kompanisë kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq.
Ministria e Shëndetësisë, vuri në dukje se është në fazën përfundimtare të bisedimeve me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me një çertifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.
Mali i Zi po vazhdon gjithashtu bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme , që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetit në Mal të Zi.
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar të mërkurën edhe për 351 raste të reja me koronavirus dhe për nëntë viktima.
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverën e vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar mbi 56’579 raste me koronavirus. Prej tyre 749 pacientë kanë vdekur./VOA/
Top Channel