Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i kërkoi presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, të “forcojë” aleancën e kahershme midis dy vendeve.
Sipas Netanyahut kjo është e nevojshme edhe për t’u përballë me kërcënimin që paraqet Irani. “Unë pres të punoj me ju për të vazhduar zgjerimin e paqes midis Izraelit dhe botës Arabe dhe për t’u përballur me sfidat e përbashkëta, përfshirë edhe kërcënimin që paraqet Irani”, tha Netanyahu në një video mesazh urimi drejtuar Bidenit.
Ndërkohë, zëdhënësi i grupit islamik palestinez, Hamas, Fawzi Barhoum, ka thënë se Biden duhet të ndryshojë rrjedhën e politikave të gabuara dhe të padrejta kundër popullit palestinez dhe të vendosë bazat e sigurisë në rajon.
Ai tha se presidenti Trump ka qenë burimi më i madh i padrejtësisë, dhunës dhe ekstremizmit në botë, shkruan Rel. Administrata e ish-presidentit, Donald Trump ka negociuar arritjen e marrëveshjeve të normalizimit të raporteve mes Izraelit dhe disa vendeve arabe.
Sekretari i ri i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, gjatë një seance konfirmimi të mbajtur në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan më 19 janar, tha se duartroket këto arrije të administratës së kaluar në Lindjen e Mesme.
Top Channel