I dërguari i ish-presidentit të SHBA Donald Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, përgëzoi sot presidentin e ri Joe Biden për marrjen e detyrës.

Ai ka shkruar në Twitter se “ne duhet të përgëzojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën”.

“Ne duam që ai të ketë sukses në forcimin e vendit tonë të madh. Dhe ne nuk duhet të bëjmë atë që na bëri pala tjetër katër vjet më parë – të jemi të pamatur ndaj gjithçka që ai bën”, tha diplomati amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA