Referuar dosjes hetimore, prokurorët kanë pasur të dyshuar edhe një prej emrave më të përfolur të botës së krimit.
Bëhet fjalë për shtetasin Ervis Martinaj, i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës në zonën e Linzës disa vite më parë.
Në 4 tetor të vitit 2018, ai u plagos në një lokal në ish-bllok ku u vra miku i tij Fabjol Gaxha. Martinaj, njihet si biznesmen në fushën e lojrave të fatit. Ky shtetas është përmendur në shumë ngjarje të rënda por kurrë nuk i është provuar gjë.
Gjatë kontrolleve në magazinën e tij në Fushë Kuqe të Kurbinit, policia sekuestroi 3 skafandra të ngjashme me ato të vrasësve të Santos. Prokuroria nuk arriti dot të provojë nëse ishin të njëjtat skafandra. Disa kushërinj të Martinajt iu nënshtruan analizave bilogjike për të krahasuar qimet e flokut dhe gjurmët papilare të përftuara nga skafandrat por rezultuan të ndryshme.
Në dosje, nuk sqarohet nëse edhe vetë Ervis Martinaj i është nënshtruar këtyre ekspertimeve. Prokurorët kanë bërë një krahasim mes predhave që i morën jetën Artan Santos dhe Enton Nikës, ngjarje e nëntorit të vitit 2015 ku ishte I përfshirë edhe Ervis Martinaj. Rezultoi se kemi të bëjmë me armë të ndryshme.
Një e dhënë tjetër që përmendet në dosjen hetimore lidhet me pamjet e përftuara nga një kamer sigurie pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Në datën 17 Qershor 2014, disa ditë para vrasjes së Santos, personat e dyshuar shfaqen duke dalë nga parkimi i një lokali. Nga analizimi i pamjeve, theksohet se autorët kanë qëndruar pikërisht në zonën e stadiumit. Në dosje përmendet fakti se në atë zonë banon edhe shtetasi Ervis Martinaj.
Pavarësisht indicieve, deri sot prokurorët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka të dhëna që ta lidhin Martinajn me ekzekutimin e Santos.
Emisionin e plotë
Top Channel