Vaksina Moderna po shkakton efekte anësore, California kërkon tërheqjen e saj

18/01/2021 16:15

Departamenti i Shëndetit Publik të Californisë po kërkon që vaksinat e Moderna-s anticovid të tërhiqen nga tregu për shkak të numrit të madh të efekteve anësore.

Vaksinat e Moderna-s të serisë “041L20A” shkaktojnë një numër më të madh efektesh anësore se zakonisht dhe për këtë arsye duhet të hiqen nga përdorimi derisa të përfundojnë të gjitha testet, thuhet në shpjegim.

Sipas Latimes, një klinikë në Californi thuhet se u mbyll disa orë pasi u raportuan reagime anësore ndaj vaksinës.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave aktualisht po testojnë një seri vaksinash pasi një shumë njerëz pësuan një reaksion të rëndë alergjik.

Sipas agjencive, një reaksion alergjik akut ishte raportuar më parë në Boston në muajin dhjetor, pasi një mjek mori vaksinën e Modernas.

Në të njëjtën kohë, autoritetet mjekësore amerikane po hetojnë disa raste të reagimeve serioze ndaj vaksinës Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA