Skena të frikshme në Amsterdam/ Policia mësyn me kuaj protestuesit kundër qeverisë në largim (Foto dramatike)

18/01/2021 21:26

Protesta masive shpërthyen dje në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, ku policia mësynte dje me kuaj kundër demonstruesve të zemëruar nga skandali i qeverisë në largim për heqjen e mbështetjes sociale familjeve në nevojë.

Rreth 5000 njerëz ishin mbledhur në sheshin Museumplein te rrethuar nga muzeumet e fashme te artit, për të protestuar ndaj qeverisë në largim dhe ndaj masave kufizuese të koronavirusit, duke detyruar policinë të përdorte pompa uji me presion, shkopinj gome dhe qen sulmues.

Një person komentonte në rrjetet sociale: “Policia po qëllohet me fishekzjarre dhe gurë, policia me kuaj dhe veshje të rënda po arreston protestuesit”.

Bashkia e Amsterdam në njoftimet e saj nxiste njerëzit të shkojnë në shtëpi dhe të zbatojnë masat e distancimit social.

“Sheshi është vendosur në rend emergjence, kjo do të thotë se asnjë nuk lejohet të qëndrojë në Museumplein.”

Autoritetet shtonin: “Megjithë paralajmërimet e shumta protestuesit në Musuemplein nuk po shpërndahen. Policia tashmë do të veprojë sipas udhëzimeve. Pas disa paralajmërimeve me zë të amplifikuar, u përdor uji me presion”.

Demonstrimi ishte quajtur nga pjesëmarrësit “Kurrë më një qeveri Rutte”.

Demonstrata u organizua kundër kryeministrit në largim Mark Rutte, e nxitur nga masat e koronavirusit dhe nga skandali i heqjes së aksidentale të ndihmës sociale disa qindra familjeve në nevojë.

Ndërkohë qeveria në largim është ende në detyre dhe po kërkon mbështetje për ashpërsimin e masave të kufizimit.

Në fillim të javës Rutte njoftoi se kishte dorëzuar dorëheqjen te mbreti Willem-Alexander pas skandalit të turpshëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Në një konferencë shtypi në Hagë, Rutte pranoi se qeveria kishte dështuar në mbrojtjen e qytetarëve pasi qindra prindër ishin akuzuar gabimisht se po vidhnin shtetin me anë të skenës së ndihmës sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA