Rusia, përplasje me Holandën/ Moska dëbon dy diplomatë holandezë

18/01/2021 15:31

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë si përgjigje ndaj të njëjti veprim që bënë muajin e kaluar autoritetet holandeze me dy diplomat rusë.

Njoftimin e bëri ministria e jashtme ruse, e cila tha se “e udhëhequr nga parimi i reciprocitetit”, kishte thirrur në një takim të ngarkuarin me punë të Holandës, Joost Reintjes, dhe e ka informuar mbi vendimin. Përplasjet mes Holandës dhe Rusisë, nisën në 10 dhjetor pasi Shërbimi i Përgjithshëm për Siguri dhe Inteligjencë i Holandës (AIVD) tha se po dëbonte dy rusë të paidentifikuar, të cilët po përpiqeshin të siguronin informacione mbi inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë.

Shërbimi holandez shtoi se dy personat punuan për agjencinë e inteligjencës civile të Rusisë, të njohur si SVR. Asokohe ambasada ruse në Hagë protestoi, duke thënë se  Holanda nuk kishte paraqitur asnjë provë të veprimeve të paligjshme nga diplomatët në fjalë. Ministria e Jashtme ruse iu rikthye edhe një herë atyre akuzave duke I cilësuar si “shpifje të pabazuara”. Dy diplomatëve holandezë u janë lënë dy javë kohë për tu larguar nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA