Kardinali meksikan bllokohet nga Facebook, tha se vaksina e Bill Gates ka ‘mikro-çipe satanike’

18/01/2021 20:04

Një kardinal meksikan është censuruar nga rrjeti Facebook pasi pretendonte se vaksina e Covid-19 është pjesë e “komplotit të rendit të ri botëror” dhe se përmban “mikro-çipe satanike”.

Kardinali Juan Sandoval Iniguez pretendonte në një video të publikuar në rrjetin social se vaksinat që luftojnë shpërndarjen e koronavirusin përmbajnë “shenjën e bishës.”

Në videon e titulluar “Komploti i Rendit të Ri Botëror” të publikuar më 12 janar, 87-vjeçari pretendonte se pandemia do të vazhdojë edhe disa vjet.

“Kjo pandemi nuk do të mbarojë me një ose dy muaj, por ndoshta për katër, pesë gjashtë vite. Kjo është ajo çka këta nejrëz duan”, tha ai.

Më tej Sandoval vijonte duke dënuar Bill Gates, duke thënë se krijuesi i Microsoft i ka dhënë vetes atributet e një profeti” që parashikon shpërthimin e sëmundjeve infektive.

“Më sa duket, ai çuditërisht paska një laborator në Atlanta, Bill Games po krijon një variant të ri të lisë, në mënyrë që ne të jei të përgatitur për një pandemi të re”, tha ai.

Facebook menjëherë e censuroi postimin, duke e bërë videon të pashikueshme me anë të paralajmërimit: “Ky publikim përsërit një informacion mbi Covid-19, që është gjykuar më parë si i rremë nga kontrolluesit e fakteve”.

Sandoval ka qenë kryepeshkop i Guadalajara për 17 vjet para se të pensionohej në 2011. Ai shton se qëllimi i komplotit është vendosja e një qeverie të vetme botërore, me një ushtri, një ekonomi e një besim fetar, dhe ky i fundit nuk do të jetë kristianizmi.

Sandoval ka qenë pjesë e mbledhjeve të Vatikanit ku u zgjodhën Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku. Por revista katolike ‘National Catholic Reporter’ shkruan se “ka devijuar drejt konspiracioneve gjatë pandemisë”.

FOTO GALERI
1/3
Një kardinal meksikan është censuruar nga rrjeti Facebook pasi pretendonte se vaksina e Covid-19 është pjesë e “komplotit të rendit të ri botëror”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA