Një burrë ka shkaktuar dje evkakuim emergjence dhe dislokim të forcave të armatosura në aeroportin gjerman të Frnkfurt kur thërriti ‘Allahu Akber’ (‘Zoti është më i madhi’ ne arabisht) pas konfrontimit me policinë sepse nuk mbante maskë në fytyrë.
38-vjeçari nga Sllovenia veproi në mënyrë agresive kur policia iu afrua për t’i kërkuar vendosjen e maskës së fytyrës pasditen e djeshme në aeroportin e Frankfurt.
Burri kishte nisur të thërriste “Do t’ju vras të gjithëve, Allahu Ekber” para se të braktiste bagazhin e tij duke tentuar të largohej nga skena.
Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së aeroprotit të Frankfurt tha: Një patrullë e policisë u afrua të një burrë slloven që nuk mbante mbrojtje të gojës dhe hundës, por ai menjëherë nisi të sillje në mënyrë agresive ndaj tyre duke thërritur ‘Do t’ju vras të gjithëve, Allahu Ekbar’, prandaj oficerët supozuan se ishte një deklaratë serioze. Burri tentoi të largohej por u ndalua nga shërbimet e emergjencës nën kërcënimin e armëve të zjarrit”.
Ndërkohë kishte raportime për një tjetër njeri të rrezikshëm që ishte i armatosur në një tjetër terminal të aeroportit. “Incidenti solli shtyrje dhe vonesa të fluturimeve në aeroport gjatë dy orëve të zhvillimeve”, thane autoritetet, duke shtuar se ndërsa gjendja normale u rikthye rreth orës 20.00.
Top Channel