Atraksioni turistik më i frikshëm në botë/ Murgjit meditues japonezë që kthehen në mumje për së gjalli (Fotot)

18/01/2021 18:21

Historitë e udhëheqësve të lashtë shpirtërorë që ndalonin ushqimin duke medituar deri në vdekje, po rikthehen në vëmendje teksa turistë të shumtë po vërshojnë për të parë murgjit e kthyer në mumje, mes shumë prej atraksioneve turistike të të pazakonta në Japoni.

Që prej rrënojave të lashta deri te shfaqjet e teknologjive me të fundit, nga Mali Fuji deri te Pema e Qiellit në Tokio – gjithmonë do të gjendet diçka për adhuruesin e qytetit dhe shpirtin e lirë.

Por disa nga turistët janë tërhequr nga murgjit e kthyer në mumje, te cilet për t’u bërë të tillë, kanë  kryer rrugëtimin e tmerrshëm shpirtëror e fizik, për të arritur në gjendjen superiore të njohur si Nirvana.

Siç raportohet nga rrjeti News.com.au, në tempujt historikë të veriut të Japonisë mund të vizitohen 16 murgj Sokushinbutsu që janë kthyer në mumje gjatë meditimit për së gjalli.

Këta murgj ndiqnin Shugendo, formën e lashtë të budizmit, duke kopjuar krye-murgun e shekullit të 9-të Kukai, i cili kishte arritur gjendjen e “animacionit të pezulluar” kur vdiq.

ndjekësit e tij pretendojnë se ai do të rikthehet 5 milionë vjet pas varrosjes, pasi ka arritur t’i shpëtojë vdekjes.

Për të arritur gjendjen finale të ‘mumifikimit’ dhe adhurimit si zot, ndjekësit duhet të jenë gati të heqin dorë nga çdo kënaqësi në tokë.

Ky rrugëtim shpirtëror nis me një dietë tre-vjeçare prej vetem farash e kokrrash të thata, dhe njëkohësisht duke u stërvitur, për të ‘zhveshur’ trupin nga çdo yndyrnë.

Siç raporton agjencia Atlas Obscura: “Ata hanë vetëm lëkura dhe rrënjë për tre vjet, dhe pijnë çaj helmues nga rrëshira e pemës urushi, e cila normalisht përdoret si veshje lustruese e tasëve te ngrenies.

“Kjo shkakton të vjella dhe humbje të shpejtë të lëngjeve trupore, por më e rëndësishme është se bën të vdesin krimbat apo parazitët e trupit që shkaktojnë kalbjen e tij pas vdekjes”.

Pas tre viteve të dietës fillestare, ata hyjnë në fazën e dytë, e cila për disa mund të kërkojë më shumë kohë.

Një murg raportohet se ka kaluar 20 vite duke ngrënë lëkura peme me qëllim të përgatiste veten për meditim.

Më pas ata ndërpresin çdo ushqim apo pije. Ata mbijetojnë vetëm me disa sasi të vogla uji me kripë, dhe kalojnë 100 ditët e fundit të meditimit para se të vdesin.

Kur koha të vdekjes afrohet, ndjekësit e tyre i ulin ata në gropa të thella dhe i varrosin të gjallë. Gjatë gjithë kësaj kohe murgu meditues qëndron palëvizur dhe vazhdon meditimin kur e vendosin me kurriz, teksa mbulohet me qymyr.

Ai vendoset në një kuti dru pishe dhe ulet në gropën tre metra të thellë, me një tub bambuje në kuti për ajër.

Sipas raportimeve ai ka edhe një zile për të njoftuar ndjekësit e tij se është gjallë. Kur trigëllima e ziles ndalon, atëherë tubi i ajrit hiqet dhe varri mbyllet.

Nëse rituali kryhet siç duhet, kur varri i tyre të rihapet përsëri, trupi i tyre është mumifikuar, ose kthyer në mumje.

Atëherë ata nxirren nga varret dhe kthehen në statuja Buddha, ashtu si trupat e disa prej tyre që janë në shfaqje edhe sot.

Por disa të tjerë qellon qe janë kalbur e dekompozuar. Këta të fundit, megjithë kohën e madhe të shpenzuar për rrugëtimin e tyre, mbyllen përsëri në arkivolët e tyre dhe nuk adhurohen.

FOTO GALERI
1/10
Murgjit japoneze qe meditojne deri ne vdekje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA