28/12 21:03
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 7.550 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 902 raste simptomatike.
Numri i rasteve të reja vazhdoi të shënojë rënie, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në mbi 2,38 milionë me shifrat e fundit.
Ndërkaq, 8.005 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,25 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 23.832, me 168 viktima të reja.
Në gjithë vendin janë kryer 156.792 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 27,22 milionë. Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje është ulur në 2.265, në krahasim me 2.311 sa ishte një ditë më parë.
Top Channel