Një shëtitje me makinë mes dinozaurëve, eksperienca e paharrueshme që përjetojnë vizitorët në Los Anxhelos

16/01/2021 17:13

Ndërsa parqet tematike janë mbyllur në Kaliforni, për shkak të pandemisë së koronavirusit, disa qindra makina kalojnë përmes Jurassic Quest, në Los Anxhelos.

“Gjithçka është sfiduese. Nuk mund të dalësh dhe të bësh gjërat që bëje normalisht. Nuk mund të shkosh në muze po ashtu. Ndaj, është me të vërtetë e këndshme që ne kemi mundur të vijmë këtu”, thotë një banor i Pasadenës ndërsa nget makinën e tij përmes disa dilodocus-ëve. Biletat për të hyrë në park kushtojnë 49 dollarë për makinë.

Vizitorët janë të kënaqur pasi kështu mund ti ofrojnë edhe fëmijëve diçka ndryshe, edukative dhe argëtuese. Ata flasin për një eksperiencë të paharrueshme, veçanërisht për fëmijët që kanë qëndruar të mbyllur në shtëpi për shumë kohë.

Drejtuesit e parkut thonë se gjatë periudhës së gjatë të izolimit dhe mbylljes, kanë menduar për një zgjidhje dhe hapja e parkut për të parë dinozaurët nga makina, ishte mënyra e shkëlqyer për të rifilluar aktivitetin dhe për ti mbajtur vizitorët të sigurt, pa kontakt me njerëz të tjerë dhe pa rrezik infektimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA