Genci Balla, një i dënuar për radikalizëm ka vënë në lëvizje burgjet me kërkesën e tij për ushqim hallall. Por pasi ka studiuar doktrinën edhe të legjislacionit evropian, burgjet thonë se askund nuk përmendet që ushqimit të shërbehet në bazë të riteve fetare.
A ka apo jo radikalizëm në burgjet shqiptare?
Fakti që disa persona të dënuar për terrorizëm janë mbyllur në regjimin e ashpër 41 bis, i ka shtyrë zyrtarët e burgjeve që vec masave parandaluese të studiojnë doktrinën fetare. Në letërkëmbimin me Komitetin Shqiptar të Helsinkit mbi ankesën e imamit të vetëshpallur Genci Balla, i dënuar me 17 vjet burg dhe që kërkon ushqim hallall, zyrtarët e burgjeve kujtojnë marrëveshjen me komunitetin mysliman dhe organizata të tjera për mbështetjen e të burgosurve në lirinë e besimit.
Por larg asaj që i dënuari e quan ushqim hallall, në rekomandimet e KLH thuhet më tej të specifikojnë si normë ushqimore një dietë të pasur me proteina, të shërbyer me higjienë në tre vakte dhe me ujë të pastër. Vaktet ndryshojnë sipas këtyre rekomandimeve vetëm me kërkesë të mjekut të burgut që sipas kushteve shëndetësore kërkon ndryshim të dietës, shkruhet në kërkesën që Top Channel disponon.
Ushqimi në burgje shpjegohet në këtë shkresë nuk prokurohet, gatuhet dhe shërbehet në referencë të Kuranit dhe ligjeve të Sheriatit, por ky proces kryhet sipas legjislacionit vendas. Nga verifikimet në website, ne kuptuam se si ushqim hallall nuk është mishi i derrit, kafshë që nuk është therur sipas riteve dhe alkooli.
Në burgje, deklarojnë zyrtarët e sistemit penitenciar, të dënuarve ju jepet vetëm mish vici dhe therja e kafshëve kryhet sipas akteve nënligjore për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa alkooli është i dënuar për të gjithë.
Top Channel