Ish-ushtaraku i armatosur deri në dhëmbë mësyn qendrën e kafshëve për të rimarrë macen e tij

16/01/2021 21:08

Një ish-ushtarak me veshje të plotë sulmi dhe automatik në dorë, ka mësyrë në një qendër të kafshëve në Australi, teksa besonte se macja e tij e humbur po mbahej aty.

Rrjedha e cuditshme e ngjarjeve u shpalos të hënën në jug të kryeqytetit Melbourne, u tha dje në gjykatë, ku i ndaluari kishte kryer aksionin e tmerrshem në stil Rambo, mes civilëve.

44 vjeçari Tony Wittmann, baba i tre fëmijëve dhe veteran i ushtrisë, ishte aq i nervozuar sa kërcënoi me armën e mbushur punonjësen e strehës së kafshëve dhe më pas e lidhi në parkingun e qendrës.

“Bëj si të them dhe nuk do të të qëlloj,” raportohet se e kishte kërcënuar ai.

Ish-ushtaraku i përjashtuar nga ushtria për mungesë disipline, akuzohet tashmë për pengmarrje, burgosje të paligjshme dhe grabitje të armatosur.

Wittmann i tëri në veshje taktike ushtarake, me helmetë dhe maskë fytyrë, sulmoi qendrën e kashëve Cranbourne West pasi besonte se aty po mbahej macja e tij.

Pasi i ishte refuzuar aksesi një ditë më parë, ai kishte marrë në dorë cështjen dhe i armatosur detyroi gruan t’i tregonte ku ndodheshin macet.

Por Wittmann jo vetëm nuk gjeti macen e tij por tashmë është burgosur pa të drejtë lirie me kusht.

Prokurorët thanë se krimi i ka lënë të prekurit në gjendje shoku.

FOTO GALERI
1/3
Një ish-ushtarak i armatosur ka mësyrë në një qendër të kafshëve në Australi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA