
Ne ish sheshin Shqiponja, ne hyrje te Tiranës, prej një kohe te gjate po punohet për ndërtimin e nënkalimit, por siç mund te shihet ka pak mjete pune dhe punonjës te kompanisë ndërtuese.
Afati për te përfunduar këtë vepër është ne fund te shkurtit. Kompania “Sallillari”, i ka zvarritur afatet e punimeve qe për pasoje ka sjell një trafik te renduar ne hyrje te kryeqytetit. Radha shkon disa kilometra…
I gjithë ky varg trafiku qe shihni ne pamje, nis qe nga mbikalimi i Kamzës , për te vijuar me tej deri ne afërsi te zonës se Astirit. Dhe e gjithë kjo vetëm për shkak se kompania “Salillari” ka mbetur mbrapa me punimet. Kjo zvarritje e punës për ndërtimin e nënkalimit, i kushton çdo qytetari te Tiranes ore te tera sfilitëse ne trafik, humbje kohe dhe shpenzime për te gjithë.
Te vetmit qe fitojnë nga ky kaos dhe zvarritje e punës janë drejtuesit e “Salillarit”.
Top Channel