
Partnerja e ish-ministrit të drejtësisë në Norvegji është shpallur sot fajtore për kërcënim të demokracisë dhe u dënua me 20 muaj burg për sulme të inskenuara ndaj shtëpisë së saj dhe zjarrvënie të makinës së saj.
56 vjeçarja Laila Anita Bertheussen, ishte deklaruar e pafajshme ndaj akuzave dhe refuzonte komentet e prokurorit, se kërkonte të gjeneronte simpati për familjen e saj duke i vënë fajin për incidentet, një grupimi anti-racist artistësh.
“Ky rast është hetuar tërësisht,” tha gjykatësi i Oslos, Yngvild Thue duke lexuar verdiktin e çështjes që ka tërhequr vëmendjen e vendit.
Bertheussen tha se do të apelojë.
Ajo u arrestua nga policia në 2019, çka shkaktoi dorëheqjen e partnerit të saj Tor Mikkel Wara nga posti publik si ministër i drejtësisë, me partinë e Progresit.
Para arrestimit, Bertheussen tha se një produksion teatral në Oslo, i cili kritikonte punën e partnerit të saj ministër Wara, kishtë bërë kërcënime duke shfaqur imazhe të shtëpisë së tyre.
Më pas shtëpia e tyre ishte shkarravitur me simbole naziste dhe makinës së çiftit iu vu zjarri, dhe Bertheussen tha se paralajmërimet e saj ishin vënë në jetë.
Por policia arriti në konkluzionn se ajo kishte kryer vetë sulmet duke djegur makinën me karburant, dhe kishte ndaluar kamerat e sigurisë për sulmet ndaj shtëpisë.
Përveç zjarrvënies së vandalizmit, Bertheussen u dënua edhe sipas nenit kriminal 115 të vendit, për sulm kundër anëtarëve të qeverisë.
Vetë partneri i saj Wara, i kishte quajtur sulmet “kërcënim ndaj demokracisë” dhe në gjyq tha se partnerja e tij ishte e pafajshme.
Ndërkohë policia tha se nuk e dinte origjinën e disa letrave të dërguara për Bertheussen kur ajo ishte jashtë shtetit, që merrnin përgjegjësinë për sulmet.
Policia tha se ajo ka pasur bashkëpunëtorë.
Objektivi i Bertheussen ishte trupa teatrale Black Box e Oslos e cila tenton të ekspozojë rrjete politike të së djathtës radikale.
Top Channel