Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një sqarim rreth dialogut, pasi sipas tij po thuhen gjëra të pavërteta.

Hoti ka thënë se në dialog me Serbinë kanë hyrë me parime të qarta. Ai shprehet se këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët dhe se nuk do të ketë lëvizje nga këto parime duke theksuar se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj: Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta: Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.  Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.  Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket. Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive. Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”, shkruan Hoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA