Brenda cirkut ‘Nazist’ me majmunë me uniforma Hitleri, dhi me kryqe të thyer (Fotot)

14/01/2021 19:57

Prokurorët në Rusi kanë nisur hetimet ndaj një shfaqjeje cirku ku mes numrave shihet një majmun me uniformë naziste e dhi të stërvitura që bëjnë paradë me kryqe të thyera ‘swastika’.

Shfaqja e pazakontë e regjistruar në video ishte sponsorizuar nga kisha ortodokse ruse, sipas raportimeve.

Performanca po ndiqej edhe nga fëmijë, dhe përfshinte të tjera kafshë me simbole naziste, ndersa stërvitësit e tyre visheshin me uniforma sovjetike.

Ligji në Rusi normalisht i ndalon simbolet naziste, por vitin e kaluar Vladimir Putin nënshkroi një urdhër përjashtimi kur ato shfaqen në dritë negative, shkruan e përditshmja britanike ‘TheSun’.

Performanca u zhvillua në cirkun shtetëror të Udmurtia në Izhevsk, i famshëm për selinë kryesore të fabrikave prodhuese të automatikut Kalashnikov.

Policia dhe prokuroria po hetonin shfaqjen, e cila koinçidonte më Krishtlindjet e Kishës Ortodokse ruse javës që shkoi.

Cirku dhe kisha argumentojnë se dhitë me “kapele” dhe kryqe të thyera, apo dhe majmunët me uniforma naziste, simbolizojnë fitoren sovjetike ndaj Hitlerit.

Por kur komentet negative nisën të shfaqeshin në rrjetet sociale, ata hoqën fotografitë nga rrjeti.

Kisha deklaroi: “Performanca e stërvitësve me uniforma sovjetike dhe kafshët me simbole naziste ishin simbol i fitores tonë mbi nazizmin dhe dënimin botëror ndaj idealeve të Gjermanisë naziste.

Rashid Khusnutdinov, kreu i këshillit të Udmurtia, tha: “Natyra e pazakontë dhe mizantrope e kësaj shfaqjeje duhet të hetohen, pasi nazizmi nuk është diçka për t’u lënë të kalojë”.

Prokurorët nuk kanë komentuar ende mbi hetimet e tyre.

FOTO GALERI
1/8
Prokurorët në Rusi kanë nisur hetimet ndaj një shfaqjeje cirku ku mes numrave shihet një majmun me uniformë naziste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA