Qyteti kinez i Funzhou ka prezantuar dje skuadrën e parë të policeve të trafikut vetëm me femra, në kuadër të Ditës së Policisë te caktuar më 10 janar 2021.
Vajzat me gjatësi prej të paktën 1.7 metra ishin pajisur me uniforma elegante dhe janë trajnuar të përdorin me aftësi motoçikletat e tyre prej 300 kg për kryerjen e detyrave, teksa gjithmonë tërheqin vëmendje kudo që shkojnë.
Autoritetet thanë se vajzat deri një muaj më parë nuk dinin asgjë për motoçikletat, por morën trajnim intensiv në realizimin e detyrave për të gjitha kushtet e motit, me manovra që zgjasnin deri në tetë orë në ditë.
“Përpjekja dhe këmbëngulja e vajzave më në fund dha rezultate teksa vajzat u kualifikuan për detyrat e kontrollit të trafikut në rrugë. Skuadra e Funzhou i bashkohet kështu qyteteve të tjera në të gjithë Kinën që kanë krijuar grupe policësh në motoçikleta, të cilët kanë lëvizshmëri dhe fleksibilitet më të madh në trafik”, thuhej në deklaratën e prezantimit.
Top Channel