Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i detyrueshëm për të hyrë në Mal të Zi. Ministrja vendase e Shëndetësisë, Jellena Borovinic Bojoviç, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.

Bojoviç u shpreh se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun mes qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave. Sipas saj, lehtësimi i masave është pasojë e përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Ministrja u shpreh se shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind, krahasuar me gjysmën e dytë të dhjetorit kur ka qenë 67 për qind. Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 388 infektime të reja të sëmundjes dhe katër viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë vend me mbi 620,000 banorë, aktualisht është 9,595. Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit pranverën e vitit të kaluar, Mali i Zi ka shënuar gjithsej 729 jetë të humbura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA