“Si do vijë dhe sa kushton vaksina”/ Rama ironi: Me mushka e kuaj, keni parë ndonjë kompani që…
11/01/2021 13:00
Kryeministri Edi Rama i pyetur se sa kushton një vaksinë e Pfizer dhe se kush e mbulon koston e transportit nuk mundi të mos i kursejë ironitë.
Sa kushton një vaksinë e pfizer ?
Rama: vaksina ka çmim unik për të gjithë, nuk negocion asnjë vend, është çmim unik dhe është konfidencial, dhe nuk dua të them më shumë.
për nëj periudhë 2-3 mujore gjëja do relaksohet sepse dhe këtu kemi bërë një negociatë për modalitet që është shumë e favorshme.
Po transporti?
Rama; Transporti me kuaj me mushka, me varka, avione me ca do që jetë jetë , vaksina do vijë këtu. Keni parë ndonjë kompani që shet dhe merr përsipër transportin.
Top Channel