Rruga e pashtruar bëhet e pakalueshme në Gur të Zi nga reshjet e shumta (Video)
11/01/2021 10:58
Rruga në zonën e Gurit të Zi në Shkodër është bërë e pakalueshme për qytetarët.
Ata hasin vështirësi pasi është e pashtruar dhe reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë përmbytjen e saj.
Një qytetar nga zona që raportoi problemin në Top Channel, thotë se rruga është 50 metra nga zyra administrative Guri i Zi në Shkodër, pra shumë afër qendrës së zonës.
Ai gjithashtu ka sjellë pamje nga rruga dhe kërkon zgjidhjen e saj pasi edhe me makinë është shumë e vështirë që të kalohet.
Top Channel