Reshjet e dendura të shiut në Lezhë/ Rrëshqitje dherash, ura e lumit Drojë rrezikon të shembet dhe të izolojë 600 banorë

11/01/2021 13:50
Kryeplaku i fshatit

Rreth 12 familje të fshatit Shpërthesh rrezikojnë të mbeten të izoluar nëse ura prishet.

Ura mbi lumin Drojë është rregulluar në vitin 2018 por duket se ka marrë dëmtime të shumta për shkak të prirjeve të shumta të lumit, duke u shndërruar në rrezik për banorët, që e kanë mënyrë të vetme  për të komunikuar me pjesën tjetër të fshatit.

Kryeplaku i fshatit thotë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë: “Sa herë kam kërkuar ndihmë, nuk është bërë asgjë. 600 banorë janë të izoluar. Na ka vdekur një banor dhe nuk kemi si ta lëvizim. Situata është shumë e rëndë”.

“Çdo vit është e njëjta situatë, ne nuk kemi ku të kalojmë. Duam të kemi kushtet që të transportojmë fëmijët, të sëmurët, të vdekurit. Detyrohemi ti marrim në krahë dhe ti kalojmë shtëpi më shtëpi”.

Gazetarja e Top Channel për Lezhën në një lidhje direkte për “Shqipëria live”  thotë se për banorët është gjetur një zgjidhje emergjente. “Është arritur në dakortësinë që për një periudhë, banorët të kalojnë te toka e njërit prej banorëve”. Ndërkohë, ende nuk është folur për një zgjidhje afatgjatë për banorët.

Për shkak të reshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit, raportohet se rreth 3000 hektarë tokë janë nën ujë. Situata e përmbytjeve në qarkun e Lezhës mbetet ende në gjendje kritike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA