Bukurie Voka ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi për herë të parë historinë e jetës, pasi “Corriere della Sera” i dedikoi një shkrim si shoferja e autobusit me origjinë shqiptare dhe me shami.
E larguar nga Shqipëria 13 vite më parë, Bukuria tregoi se ka rreth një vit e gjysmë që ka nisur punë si shofere autobusi dhe ndihet shumë e lumtur me punën që bën.
“Të gjithë më vëzhgojnë dhe më bëjnë komplimenta, sidomos gratë në moshë”, tregoi ajo.
37 vjeçarja nga Kavaja, nënë e një vajze adoleshente tha se në fillim i është dashur të punojë me orë të zgjatura si kamariere e pastruese për të siguruar të ardhurat.
E pyetur nga Bieta për vështirësitë e të drejtuarit një autobus, Bukuria pranoi se në fillim e kishte pak të vështirë, por sot i jep me një dorë .
Top Channel