Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme se do ta bëjë vaksinën kundër COVID për të sensibilizuar të gjithë qytetarët.
Ai theksoi se do të jetë ndër të parët qytetarë që do ta bëjë sot duke hedhur poshtë të gjitha teoritë konspirative se do të jetë një cip për të përgjuar njerëzit.
“Ministrja është në kontakt me homologun, është e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë të ketë gati pjesën e ftohjes, ne e kemi, mos gabohem pasnesër do të bëjmë publik me pamje, vendin, mënyrën e ruajtjes dhe të gjithë procesin në mënyrë që të jepi plotësisht transparent dhe nga ana tjetër për të treguar që gjithçka është e mirë përgatitur si ka qenë në ditën e parë. Nuk jemi më të pasurit apo të zotët, por nuk jemi prapa askujt dhe kjo është një arsye për të qenë krenar për punën dhe kapacitetin e posaçëm që është vënë në dispozicion. Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazh e qartë që vaksina është e sigurt, por është arma asgjësuese ë këtij miku të padukshëm. Ndërsa ministrja e shëndetësisë dhe anëtarë e kabinetit janë njëlloj si të tjerët dhe nuk kanë pse të hyjnë përpara dhe të marrin atë që u përket. Nuk mund ta bëjë ministria e Shëndetësisë para të ëmës. Një pjesë të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale, do ta bëj siç e kanë bërë edhe kolegët e mi në vendet e tjera. Do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Nuk do të doja t’i zija vendit akujt tjetër. Askush nuk është i detyruar ta bëjë vaksinën por është shumë e këshillueshme sepse është arma që e mbron njeriu nga ky armik”, tha Rama.
Top Channel