Shkatërrimi i rrugës Rrabosht- Kallmet

Në qarkun e Lezhës reshjet kanë qenë intensive gjatë gjithë natës. Në Lezhë, dhe në  Kurbin janë evakuuar 28 familje, 27 në bashkinë e  Lezhës dhe 1 në Kurbin.

Ndërsa zona e Zadrimës , Torovicës, Spiten  dhe Gjorm në Kurbin janë rreth 3000 hektarë tokë nën ujë.

Problem mbetet rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet nga lumenjtë. Prurjet e mëdha të lumit Droje kanë shkatërruar rrugën e fshatit Shpërdhet pranë Mamurrasit.

Banorët e këtij fshati janë të izoluar prej ditës së djeshme nga zhvendosja e rrjedhës së lumit në rruge e cila tashme është bërë e pakalueshme. Gjithashtu edhe në Kalivaç të Lezhës prurjet e shumta të përrenjve kanë shkatërruar urën duke bllokuar banorët e asaj zone. Mëngjesin e sotëm ka pasur rrëshqitje edhe në aksin Rrabosht-Kallmet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA