Një person ka mbetur i plagosur në Sarandë, si pasojë e një konflikti të çastit.

“Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi R. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bëhet me dije nga njoftimi i policisë.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA