Dhjetë foshnje kanë vdekur kur një zjarr përfshiu repartin e kujdesit intensiv në një spital në Indi.
Autoritet thonë se zjarri nisi rreth orës 02.00 të natës, i nisur nga një shkëndijë elektrike.
Stafi i spitalit arriti të shpëtonte shtatë foshnje nga reparti i kujdesit për të sapolindurit e sëmurë në spitalin e Bhandara, por nuk arritën të shpëtonin 10 fëmijë të mbetur brenda.
Mediat thanë se të vdekurit ishin me moshë nga disa ditë deri në tre muajsh.
Pas ardhjes së zjarrfikësve flakët u vunë nën kontroll.
Politikanët e vendit shprehen dhimbjen për ngjarjen e rëndë në krahinën e Maharashtra, 625 milje në jug të kryeqytetit New Delhi.
Kryeministri indian Narendra Modi tha: “Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Bhandara, ku humbën jetë të reja të çmuara. Mendimet e mia janë me familjet në zi”.
Autoritetet urdhëruan një hetim për katastrofën e fundit që shton dyshimet për sigurinë në spitalet indiane.
90 njerëz u vranë në një tragjedi të ngjashme në spitalin e Kolkata në 2011. Ndërsa në gusht, një zjarr në spitalin e Ahmedabad vrau tetë pacientë të koronavirusit.
Top Channel