Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha të premten se ka folur me një komandant të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendosjen e disa masave kufizimeve ndaj presidentit, Donald Trump.
Pelosi ka biseduar me gjeneralin Mark Milley me të cilin ka diskutuar për parandalimin e Trumpit për inicimin ndonjë sulmi ushtarak ose “qasjen në kodet bërthamore dhe urdhërimin e ndonjë sulmi bërthamor”.
“Situata me këtë president nuk mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan, nga sulmet e tij të pabalancuara mbi shtetin dhe demokracinë tonë”, tha Pelosi në një letër që u dërgoi kolegëve të saj.
Pelosi do të takohet me zyrtarë të tjerë të lartë demokratë për të diskutuar lidhur me mënyrat e largimit të Trumpit nga zyra, duke mos e përjashtuar as mundësinë e nisjes së procesit gjyqësor ndaj presidentit Trump, që njihet me termin “impeachment”. Demokratët, por edhe disa republikanë i kanë bërë thirrje nënpresidentit, Mike Pence që të aktivizojë amendamentin 25 të Kushtetutës, që do t’i lejonte nënpresidentit Pence të merrte kompetencat e presidentit deri në inaugurimin e presidentit të ri.
Top Channel