Në një njoftim të fundit paraqitet situata në bashkitë në veri të vendit nga moti i keq.
Të dhënat e prurjeve të Liqenit dhe Lumenjve Drin-Bunë
Nivelet e Liqenit: kuota kritike 9.50 m kuota aktuale 8.25 m.
Lumi Drin, Bahcallek: kuota kritike 7.50, kuota aktuale 7.00 m.
Dajç i Bregut të Bunës: kuota kritike 6.30, kuota aktuale 6.18 m.
Bashkia Shkodër :
1. Aksi rrugor Bogë-Theth, në Qaf -Thore, i bllokuar ka mbi 1 metër dëborë.
2. Aksi rrugor Prekal–Bregu i Lumit, në malin e Shoshit, i kalueshëm, nuk ka dëborë, vetëm reshje shiu.
3. Në Njësinë Administrative Velipojë, janë nën prezencën e ujit rreth 40 ha tokë bujqësore në fshatrat Pulaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Baks i Vjetër, Sektor, Luarzë dhe në Ças, ku lartësia e ujit varion nga 20-40 cm. Në fshatin Sektor brenda banesave të shtetasve Kol Ndreshaj dhe Luigj Shullani ka rreth 50 cm ujë. Nën prezencën e ujit janë rreth 15 banesa (shtëpi banimi dhe kabina plazhi). Në fshatin Pulaj-Plazh ka prani uji mbi rrugë e konkretisht tek rruga nr. 1, nr. 2, nr. 3, nr. 4, nr. 12 dhe rruga nr. 13. Gjithashtu pranë pedonales dhe në zonat e tjera të plazhit Velipojë janë nën prezencën e ujit edhe rreth 6 lokale. Dy Hidrovoret në fshatin Pulaj-Plazh dhe në fshatin Ças punojnë pa ndërprerje. Energjia elektrike gjatë ditës është ndërprerë disa herë si pasojë e defekteve të shkaktuar nga moti i keq. Rrugët kryesore dhe të fshatrave janë të kalueshme dhe pa probleme në lidhje me qarkullimin e automjeteve.
4. Në fshatin Shirq, Njësia Administrative Dajç, lumi ka filluar të dalë nga shtrati dhe është prezent në rrugën e fshatit.
5. Në fshatin Obot, Njësia Administrative Ana e Malit, në rrugë ka rreth 60 cm ujë dhe është e pakalueshme me përjashtim të mjeteve të larta.
Bashkia Malësi e Madhe:
1. Aksi rrugor Gropat e Selcës-Vermosh (Qafa Bordolecit) është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe orteqeve.
2. Aksi rrugor Bogë – Qaf Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 35 cm dëborë.
Bashkia Pukë :
1. Në aksin rrugor Hadroj – Mirditë ka shkarje dherash, rënie gurësh dhe prezencë uji në shumë pjesë të rrugës dhe rrezikohet që rruga të bllokohet pasi deri tani nuk është ndërhyrë nga strukturat përkatëse (kalohet me vështirësi).
Bashkia Fushë Arrëz :
1. Rruga e fshatit Dardhë është shembur rreth 60-70 metra (që me dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme. Në lagjen Palaj të fshatit Dardhë ka shkarje dherash në afërsi të 3 banesave te pabanuara.
Bashkia Vau-Dejës :
1. Në Bashkinë Vau Dejës, rruga e Bushatit është pastruar dhe rruga është e kalueshme. Në disa banesa në fshatrat Hoten dhe Mal i Jushit si dhe në rrugën që lidh këta dy fshatra ka prezencë uji, por rruga është e kalueshme. Edhe në Laç, Vau Dejës ka prezencë të vogël uji në rrugë, por rruga është e kalueshme. Në Vau Dejës ka pasur stakime të herë pas hershme të energjise elektrike, ndërsa në Shllak dhe Temal nuk ka energji elektrike fare.
Prezence uji ne siperfaqe te rruges ka ne aksin Rranza- Bisht i Jukes, Njësia Administrative Bushat, ne pjesen fundore (5 deri 10 cm), por qarkullimi vazhdon normalisht
Nga Agjensia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Shkoder, informohemi se:
Situata e permbytjes, pas rreshjeve të rëna paraqitet si më poshtë:
Ne total ne nivel Qarku, sip e permbytur eshte rreth 1630 Ha. E ndare si me poshte:
Në NJ. Administrative Ana Malit janë nën ujë 550 ha
Në NJ. Administrative Velipojë rreth 300 ha tokë bujqësore dhe kullota.
Në NJ. Administrative Dajç janë nën ujë rreth 300 ha tokë bujqësore dhe kullota.
Në NJ. Administrative Bushat janë nën ujë rreth 300 ha tokë bujqësore dhe kullota.
Në NJA Berdice, 100 ha
Ne NJA, Guri Zi, rreth 80 ha
Deri në këto momente nuk rrezikohen banesa apo biznese.
Strukturat e OSHE..mbi situaten e furnizimi me energji
Aktualisht është vetëm Fideri 13 tek Shkodra 2 pa energji që furnizon 13 abonetë si dhe një kabinë që furnizon 7 aboneta ne Bratosh te Koplikut dhe 120 abonentë në Vermosh, ekipet janë në terren për kthimin e energjise elektrike ne zonat ku kemi identifikuar probleme.
Situata e te gjitha akseve rajonale eshte normale dhe nuk kemi problem.
Nga Drejtoria Ujitjes dhe Kullimit, Lezhe, informohemi se në Qarkun Shkoder. Hidrovoret kane punuar me kapacitet maksimal pa ndërprerje. Niveli ne lumin Buna tek ura është 8.36, niveli ujit tek Buna ne Dajç ështe 6.36 m. Ka filluar te hyje uji tek rrelat e Dajtit rreth 10 – 20 cm mbi rruge. Prurjet nga lumi Kir e Gjader janë të vazhdueshme ku si pasojë kemi siperfaqe te permbytura rreth 6000 ha, nga keto ne Bashkine Vau Dejes 3500Ha dhe Bashkia Shkodër 1600Ha.
Top Channel