Neglizhenca ndaj Covid 19 mund të marrë jetë njerëzish. Blendi Hajrullai nga Elbasani është 45 vjeç. Ai kaloi Covidin në intubim në formën më të rëndë të mundshme, vetëm për shkak të neglizhencës.

Blendi besonte fizikun e tij të shëndetshëm si një njeri që merret me sport dhe pa sëmundje të tjera, por kjo për të për pak nuk rezultoi fatale. Sot bën apel për ndërgjegjësim.

Teksa u përball me vdekjen, babai i dy vajzave sot e sheh jetën ndryshe, ndërsa vlerëson shërbimin që ju dha në covid dy.

Teksa ndoshta janë muajt e fundit me të cilët duhet të përballemi me pandeminë, 45 vjeçari nga Elbasani bën apel për të mos neglizhuar masat mbrojtëse si dhe për të mos neglizhuar këshillimin me mjekun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA