Një 37 vjeçar, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, është vënë nën prangat e policisë në Durrës.
Policia njofton se pas marrjes së informacioneve se ky shtetas po udhëtonte si pasagjer në një taksi, kishte një sasi të konsiderueshme fara kanabis me qëllim për ti tregtuar në Durrës, kanë ndaluar automjetin në të cilin ndodhej ky shtetas.
Nga kontrolli fizik i janë gjetur një sasi prej 20 gr fara kanabis dhe një sasi prej 2 kg të farës kanabis në bagazhin e automjetit.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërkohë që është vënë nën pranga 37-vjeçari, shtetasi me inicialet S.P.
Njoftimi i policisë/ Durrës
Policia e Durrësit godet një rast të tregtimit të farave të bimës narkotike cannabis sativa.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pasagjeri”.
Operacioni i zhvilluar nga seksioni i Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Lëviste si pasagjer me taksi për të humbur gjurmët, por identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.
Sekuestrohen rreth 2 kg fara të bimës narkotike cannabis sativa.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet që dispononte Seksioni i Narkotikëve në DVP Durrës, për një shtetas që tregtonte fara të lëndës narkotike cannabis sativa dhe se për të humbur gjurmët lëviste si pasagjer me taksi, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Pasagjeri”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
S. P., 37 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara se në një mjet taksi po udhëtonte si pasagjer shtetasi S. P., i cili kishte një sasi të konsiderueshme fara të bimës narkotike cannabis sativa me qëllim për ti tregtuar në Durrës, në vendin e quajtur “Rrotondo e Plepave”, kanë ndaluar mjetin në të cilin ndodhej ky shtetas.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. P., iu gjend një sasi prej 20 gr fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe në bagazhin e mjetit janë gjetur në dy kuti kartoni me një sasi prej 2 kg fara të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel