Bulqizë/ Përmbytet rruga mes dy lagjeve, bllokohen makinat në terminal
09/01/2021 10:09
BULQIZË- Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë bërë që shumë zona në Bulqizë të përmbyten.
Raportohet se si pasojë e prezencës së madhe të ujit, aksi rrugor Lagja e Re -Lagja e Vjetër është bllokuar.
Ndërkohë edhe në terminalin e udhëtarëve ka pasur përmbytje të shumta. Uji ka bllokuar disa makina në terminal. Reshjet aktualisht janë ndërprerë dhe pritet që uji të tërhiqet nga zonat e përmbytura.
Top Channel