Top Talk/ Zheji zbulon misionin e fshehtë të Ramës për të vendosur paqen midis Erdoganit dhe Mitsotakis

08/01/2021 18:07

Sipas analistit, Rama është vetëofruar të bëjë ndërmjetësin për të zgjidhur konfliktin midis Turqisë dhe Greqisë dhe për të bërë një marrëveshje trepalëshe.

Artur Zheji thotë se mund të bëhet shumë mirë një paqe trepalëshe që mund të jenë sipas formulës “win-win”.

“Rama vjen nga një pritje shtetërore shumë e lartë nga Ankaraja dhe ulet me Mitsotakis, i cili e pret në mënyrë sportive. Vjen i karikuar si një mik strategjik i Turqisë. Shqipëria në këtë rast ka peshë të vogël të fuqisë por ka peshën e ndërmjetësit, mund të bëjë kompromise më kollaj se Turqia dhe Greqia. Vetë Mitsotakis ndihet i lodhur nga konflikti i Greqisë me Turqinë.

Mendoj që Rama ka një avantazh pozitiv, duke luajtur topin në mesfushë, bën një shpërndarje të lojës në Ballkan”.

Zheji argumenton se këto takime, Rama i bën për të zgjeruar ndikimin e tij në Ballkan.

Ramës i rri ngushtë Shqipëria, do të luajë ‘ballkanikisht’. E filloi me minishengenin ballkanik, me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Turqinë. Erdogani është një kolonë mbështetëse shumë e madhe e tij tashmë.

Ai ka ditur të manovrojë dhe të marrë kartat e besimit si një njeri që di të negociojë”.

Afrimitetin e kryeministrit shqiptar me Erdogan e sheh si faktor pozitiv për Shqipërinë: “Fakti që për të shkuar në Athinë, Rama kaloi nga Ankaraja është pozitive për Shqipërinë, sepse mori aty tagrat e përfaqësimit të negocimit të pjesës juglindore të Ballkanit, edhe nga Erdogani.

Erdogani është garant i interesave shqiptare në raportet shqiptaro greke. Është gjeopolitike, unë uroj që të dalë për mirë!”

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA