Përplasi për vdekje një 50-vjeçar dhe u largua/ Fier, kapen shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në mjet

08/01/2021 15:40
Foto ilustruese

Është identifikuar dhe kapur drejtuesi i automjetit, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në vendin e quajtur “Vajkan”, u largua nga vendngjarja.

Po kështu u ndalua edhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi më 5 janar, ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi 50-vjeçar G. Gj. Kështu u ndalua drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Dh., 38 vjeç, banues në Tiranë si dhe pasagjeri, shtetasi K. M., 22 vjeç.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, që drejtonte 38-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA