Përmbytje në Lezhë/ Qindra hektarë tokë nën ujë. Rrezikohen edhe banesat  

08/01/2021 19:52

Përmbytje të tilla në Lezhë nuk kanë ndodhur prej shumë vitesh. Sot një pjesë e fshatrave u zgjuan të mbuluar nga uji.

Zona e Zadrimës është më e prekura konkretisht në fshatin Kotërr Dajç, Kallmet, Rraboshtë dhe Merqi. Me problematike paraqitet situata në Kallmet ku rrezikohet argjinatura e kanalit të ujërave të larta.

Rruga qe lidh fshatin me autostradën u bllokua ndërsa një person që tentoi të kalonte me makine shpëtoi falë ndërhyrjes së banorëve. Edhe në Merqi dhe Rraboshte uji ka përmbytur disa hektar toka por edhe disa banesa.

Në lagjen e spitalit gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur rrëshqitje të dherave duke rrezikuar banesat e asaj zone. Lumi Drin arriti kuotat maksimale ku nëse reshjet vijojnë rrezikon të dalë nga shtrati

Kurbin nuk shpëtoi as kësaj here pa përmbytje. Fshati Gjormë është nën ujë, një familje është evakuar ndërsa shumë shtëpi janë po ashtu të rrethuara nga uji. Ndërsa pjesa më e madhe e fshatrave janë pa energji elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA